Djali i Erdoganit befason me deklaratën e tij: Evropa nuk do të ekzistojë më, nuk do të mbetët asgjë nga ajo

“Evropa do të pushojë së ekzistuari.” Kjo është deklarata befasuese e Bilal Erdogan, djali i presidentit turk, teksa ka folur para mbështetësve të AKP-së në pushtet.

Në një video të publikuar nga gazetari turk Abdullah Bozkurt, djali i Rexhep Tajip Erdogan, dëgjohet duke thënë: “Nuk ka asnjë në Evropë që meriton të quhet udhëheqës. Të gjithë janë kthyer në komikë. Edhe Amerika aktualisht po diskuton çështje shumë serioze dhe po përballet me vështirësi serioze. E ardhmja e Evropës është e zymtë. Është lënda në të cilën jam ekspert dhe në të cilën kam doktoraturë. Evropa do të pushojë së ekzistuari.”