Eskalon përplasja: Franca kërcënon me sanksione Britaninë e Madhe

Franca mund të vendosë masa hakm arrëse në mosmarrëveshjen për peshkim me Britaninë e Madhe në fund të kësaj jave. Një veprim të tillë të mërkurën e paralajmëroi zëdhënësi i qeverisë franceze, Gabriel Attal, shkruan Reuters.

“Po e pozicionojmë veten për të marrë masa”, tha Attal gjatë një konference për gazetarë pas një takimi të kabinetit francez.

Parisi është i zemëruar nga refuzimi i Londrës për t’u dhënë leje për peshkim një pjese të peshkatarëve francezë për të peshkuar në ujërat territorialë të Britanisë dhe ka kër cënuar me masa hakmarrëse.