Eurodeputetët kërkojnë nga Këshilli Europian që urgjentisht t’i heqë vizat për Kosovën

Në raportin për bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor, eurodeputetët theksuan se lufta kundër krimit të organizuar dhe progresi në rrugën drejt BE-së janë procese të kushtëzuara reciprokisht, duke kërkuar përshpejtimin e procesit integrues.

Ata u bënë thirrje qeverive në rajon që të rrisin ndjeshëm përpjekjet për reforma, veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, tha Parlamenti Evropian në një deklaratë.

Sipas eurodeputetëve, BE-ja duhet t’i mbështesë këto përpjekje përmes ndihmës financiare dhe bashkëpunimit praktik. LAJMI I PLOTE