Gjermania: E mbështesim aksionin e Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës

Gjermania: E mbështesim aksionin e Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit dhe deklaratave të ministrit Goran Rakiq. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Rohde tha se është i papranueshëm krahasimi i aksionit të Policisë me “Natën e Kristaltë”.

“Ndaloni! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me “natën e kristaltë” është i papranueshëm. Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të H0l0kaustit. #MbroniFaktet”, ka shkruar Rohde.