Ish-Gjenerali i FSK-së: “Ushtria e Kosovës duhet të blejë armatim të rëndë!”

Jo në pak raste pikat kufitare mes Kosovës e Serbisë qenë destinacion i zhvillimeve dhe situatave më të acaruara. I tillë ishte edhe dyjavëshi i bllokadave në Jarinë e Bërnjak dhe situata monitorohej e tëra nga ajri. Por këtë e bënin ushtarë të misionit të KFOR-it, ose serbët, pasi Kosova as nuk posedon helikopter të vet.

Tash e tutje, ushtria e shtetit mund të bëhet me mjet të tillë ushtarak, ndër të tjera pajisje që pritet të blihen me një buxhet historik të ndarë për Forcën e Sigurisë së Kosovës për 2022-ën, 100 milionë.

Kjo shifër është parë tejet pozitive nga shumë gjeneralë e ish-ministra të Mbrojtjes, por njëri nga ta tregon se mjetet fillimisht duhet të shfrytëzohen për pajisje krejt të domosdoshme që Kosovës i mungojnë ende. DEKLARATA E TIJ E PLOTE