Këto janë komandantat “patriota” që e “hangrën” tokën e Kosovës

Në listën e siguruar nga T7, shihen politikanë nga të gjitha partitë që kanë përfituar nga privatizimi. Një pjesë e këtyre tokave në Gllogjan i takojnë ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Në kohën kur AKP po privatizonte pronat shoqërore, Haradinaj bleu 200 hektarë tokë të shtetit.

Për këto prona, Familja Haradinaj ka paguar 75,000 euro. Kryetari i AAK-së, ka thënë se i ka blerë këto toka për t’ia kthyer Gllogjanit pronat që ish sistemi ua kishte marrë banorëve. Por, ky nuk është i vetmi nga Haradinajt e Gllogjanit që përfitoi nga privatizimi. Edhe Nasim Haradinaj, bleu tokë nga AKP-ja. LAJMI I PLOTE