Kjo është gruaja që mund ta shkatërron Vuçiçin: Ajo di shumë sekrete rreth presidentit serb

Mediat rajonale këto ditë janë plot me artikuj për Dijana Hrkaloviq, një ish-zyrtare e lartë e Ministrisë së Brendshme së Serbisë, e cila u a rr estua të premten si pjesë e një hetimi për fshehjen e provave të v r as jes.

Ish-sekretares shtetërore të Ministrisë së Brendshme të Serbisë iu caktua masa e parab urgimit prej 30 ditëve për shkak të “ekzistencës së rrethanave që tregojnë se duke qëndruar në arrati, ajo do të pengonte procedurën duke ndikuar te dëshmitarët”, shpjegoi Gjykata e Lartë në Beograd.

Lajmi se ish-krahu i djathtë i ministrit të policisë është a rre stuar është intrigues në vetvete, por 34-vjeçarja Hrkaloviq ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut për të paktën dy arsye të tjera: pamjen e saj tërheqëse dhe faktin që ar r e stimi i saj është episodi i fundit në një çështje shumë më të madhe. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, i preferuari i tij deri vonë, Nebojsha Stefanoviq, ministri aktual i Mbrojtjes, sekretarja shtetërore e të cilit ishte Dijana Hrkaloviq, dhe Partia Progresive Serbe në pushtet (SNS). LAJMI I PLOTE