Komandantja Supreme: “Ushtarët tanë do të jenë kudo që rrezikohen interesat e shtetit tonë!”

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka marr pjesë në ceremoninë e betimit të rekrutëve të rinj, të mbajtur në Kazermën e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, ndërkaq tha se ushtarët e Kosovës do të jenë kudo që rrezikohen interesat e shtetit, të aleatëve amerikanë e evropianë.

Osmani para të pranishmëve tha se sot është ditë e veçantë për ushtrinë tonë dhe se FSK forcon radhët e veta dhe dëshmon përkushtimin e vajzave dhe djemve që marrin përgjegjësi të reja.

“Prej sot shteti ynë është edhe më i fortë. Këta 112 rekrutë tashmë janë ushtarë të shtetit të Kosovës, të shtetit tonë të pavarur e sovran e me territor të pacenueshëm, të përgatitur dhe të gatshëm për t’i dalë zot atdheut kurdo që të jetë nevoja…”