Kosova bën bashkim me qytetet shqiptare në Maqedoni: Publikohet projekti me 160 milionë euro investime

Kabineti qeveritar ka marrë vendim për formimin e Komisionit për vlerësimin e fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë, për të cilën Qeveria e Kosovës kishte lidhur marrëveshje me qeverinë e Maqedonisë së Veriut, më 16 shtator të këtij viti.

Propozimin për ta formuar këtë komision e bëri ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu i cili në një konferencë pas mbledhjes së Qeverisë, tha që ky projekt pritet të kushtoj mbi 150 milionë euro.

“Varianti i tunelit është ai që do ta përcaktonte vlerën kryesore, por projekti do të kaloj vlerën mbi 150 milionë euro, por mund të shkoj edhe më lartë, tuneli bashkë me lidhjen jugore për Prizren”, tha Aliu. LAJMI I PLOTE