Kryeministri i vendit jep lajmin e madh: “Do të rritet buxheti për ushtrinë tonë!”

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se dita kur po betohen 180 rekrutët e rinj të FSK-së ka një rëndësi të madhe.

“Të dashur rekrutë ushtarë të Republikës së Kosovës, sot për ju, për familjet tuaja, për FSK-në dhe vendin tonë është një ditë e veçantë. Ushtrisë së Kosovës po i shtohen edhe 180 ushtarë të trajnuar, të përgatitur dhe të gatshëm për t’i shërbyer atdheut dhe për të mbrojtur qytetarët dhe territorin e vendit tonë. Gjatë nëntë javëve të trajnimit ju jeni ballafaquar me sforcim fizik, ngarkesa psiqike dhe detyra akademike, larg familjeve nën disiplinë dhe vështirësi të tjera që s’i keni hasur më parë. Të gjitha këto sfida e kanë pasë vetëm një qëllim – t’iu përgatisin për të qenë ushtarë të Ushtrisë së Kosovës për t’i shërbyer paqes me përkushtim të lartë dhe vetëmohim”.

“Duke qenë pjesë e FSK-së, përveç privilegjit që tash e tutje do t’i shërbeni institucionit më të besueshëm në vend, ju keni nderin t’i shërbeni vendit tuaj përkrah aleatëve, ushtarëve të NATO-s në shërbim të paqes dhe sigurisë globale”. DEKLARATA E TIJ E PLOTE