Kush e çliroi Kosovën: NATO apo UÇK?

Nga Viktor Buzhala – Një dilemë tashmë 22 vjeçare ekziston në këtë vend: kush e ç liroi Kosovën? Përkrahësit e flaktë të UÇK’së mendojnë që këtë e bëri vetëm ushtrija jonë, ndërsa ata që se duan UÇK’në mendojnë që këtë e bëri vetëm NATO.

Kjo dilemë vije në pah më së tepërmi me 24 mars, atëhetë kur NATO filloi aksijonet në Serbi. Janë shumë vija ndarëse, të cilat janë munduar ti përbashkojnë disa popullistë: Na çliroi UÇK’ja në bashkëpunim me NA TO’n. Por, a do të mundëte UÇK ta çlironte vendin pa ndihmën e Aleancës Atlantike? Vështirë, për të mos thënë e pamundur.

A do të intervenonte NATO nëse UÇK nuk do të ekzistonte? Padyshim që jo. Një bashkëveprim, një bashkërëndim yni me bashkësinë ndërkombëtare, solli momentumin e dëshiruar. 24 marsi për shumkë në Kosovë mbetet data më e paharruar e jetës së tyre. Më në fund secili ishim të bindur që filloi koha jonë, na erdhi dita, ishim të bindur që tashmë jemi më të fortë se Serbia dhe se ajo përfundimisht do të shporrej nga këtu. Kështu edhe ndodhi.

Pra, me 24 mars filloi triumfi i të mirës ndaj të keqes. Duhet ti kujtojmë ata që ra në për këtë vend, por ti themi faleminderit gjithmonë edhe NATO’s, edhe Amerikës në veçanti.