Luftanijet e Rusisë dhe Kinës e “rrethojnë” Japoninë

Stërvitja e përbashkët detare kineze dhe ruse, në të cilën një flotilje prej 10 luftanijesh i erdhi rrotull në një distancë të afërt ishullit kryesor të Japonisë, u përshkrua nga të dy vendet si mënyrë për të siguruar stabilitet në një rajon të paqëndrueshëm.

Por analistët, thotë CNN, mendojnë se stërvitje të tilla ka të ngjarë të kenë efektin e kundërt, e të shërbejnë si shkëndijë për rindezjen e tensioneve rajonale. Qeveria japoneze sakaq po flet për rritjen e shpenzimeve ushtarake me qëllimin t`i kundërvihet, siç thotë, agresionit kinez. LAJMI I PLOTE