Ministri serb, Vulin: Bota serbe është ideja ime personale

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Aleksandar Vulin tha sot në Kuvendin e Serbisë se bota serbe është ideja e tij dhe qëndrimi i tij personal, se nuk është qëndrim i Qeverisë apo presidentit Vuçiq , por që ai do të lutfojë për sa më shumë deputetë.

“Krijimi i botës serbe si një popull i vetëm politik është një nevojë urgjente e serbëve dhe nuk ka asnjë këcrënim” tha Vulin. “Ju e dini kush ka problem me botën serbe, vetëm ato në vendet e të cilëve ata di skriminojnë serbët”. Siç tha ai, bota serbe është ideja e tij, nuk është ide e Qeverisë së Serbisë, dhe parlamenti nuk vendos për këtë.