NATO merr vendimin që e dridhë Serbinë: “KFOR do të vazhdojë mandatin në të gjithë Kosovën!”

Tash e dy javë në vendkalimet kufitare me Serbinë, Bërnjak dhe Jarinë janë duke qëndruar ushtarët e KFOR-it, ashtu siç është paraparë në marrëveshjen e arritur mes Prishtinës dhe Beogradit, për çështjen e targave.

Në bazë të marrëveshjes së arritur në Bruksel, ushtarët e KFOR-it do të duhej të qëndronin afërsisht dy javë në këto vendkalime kufitare. Ndërkaq, pas dy javësh ushtarët do të duhej të largoheshin. Lidhur me këtë temë, Telegrafi ka kontaktuar me NATO-n, të cilët thonë se KFOR do të vazhdojë të ushtrojë mandatin e vet në gjithë Kosovën.

“KFOR-i do të vazhdojë të ushtrojë mandatin e vet e marrë Kombet e Bashkuara, sipas rezolutës 1244 të vitit 1999, në gjithë Kosovën, përfshirë edhe në veri të Kosovës, për të siguruar një ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në një përgjigje të NATO-s. LAJMI I PLOTE