Nënkryetari i LDK-së: “Për të zgjidhur problemet, Kosova duhet ti jap diçka Serbisë!”

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka folur për procesin e dialogut me Serbinë dhe atë që pret në fund të procesit. Haziri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Kosova duhet të besoj te Amerika pasi sipas tij asnjëherë nuk na ka dalë keq kur kemi besuar te Amerika.

Ai thotë se nuk beson të ketë agjendë të fshehur në procesin e bisedimeve, por sipas tij Kosova do të jep diçka. “Kosova do të jep diçka. Kosova duhet të ofrojë diçka për të përballuar këtë proces. Ne nuk mund të themi se po shkojmë atje dhe do të kapitalizojmë 100 për qind kërkesat tona”. LAJMI I PLOTE