Nxehet situata: Franca sekuestron një anije të Britanisë së Madhe

Një barkë britanike është sekuestruar nga autoritetet franceze, ndërsa një tjetre i është dhënë paralajmërim verbal si pjesë e eskalimit të mosmarrëveshjes për të drejtat e peshkimit pas Brexit-it.

Ministrja franceze e Çështjeve Detare, Annick Girardin, tha se anijet janë paralajmëruar gjatë kontrollimeve afër Le Havre-s gjatë natës, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Ajo tha se njëra bark nuk i respektoi udhëzimet menjëherë, ndërsa tjetrës nuk iu lejua që të peshkonte në ujërat franceze, prandaj është sekuestruar.

Të mërkurën, ministri britanik i Brexit-it, Lord Frost, tha se kërcënimet franceze për t’i bllokuar barkat britanike nga portet janë dëshpëruese.LAJMI I PLOTE