Pas ngjarjeve të fundit, a duhet që Kosova t’i bllokojë kufijtë me Serbinë?!

Objekti i zyrtarëve policorë dhe doganierëve është g o ditur me p l umb mbreme rreth orës 19:00 në Jarinjë. Për fat të mirë, përveç dëmeve në objekt nuk ka të lënduar në njerëz, ndërsa nuk dihet autori dhe motivi i këtij s u l mi.

Korrespondentja e KosovaPress e cila ndodhet në Jarinje bën të ditur se policia ka dalë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet, ndërsa komunikacioni është ndërprerë në drejtimin Kosovë-Serbi dhe anasjelltas, derisa policia të përfundojë punën.

I kontaktuar më herët rreth këtij rasti, zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, ka thënë se nuk ka një informacion të tillë dhe sapo të marrë ndonjë raport zyrtar, do të përgjigjet.