Pas zgjedhjeve në Kosovë, vjen reagimi nga Serbia: “Kjo është fitore e Vuçiçit, rroftë Serbia!”

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Sebisë, Petar Petkoviç, uroi Listën Serbe për fitoren në zgjedhjet lokale të Kosovës. “Unë përgëzoj listën tonë serbe për një fitore bindëse dhe historike. Kjo është fitorja e popullit tonë, por edhe fitorja e politikës së udhëhequr nga presidenti Aleksandër Vuçiq ”, tha Petkoviç në një postim në Facebook.

Ai theksoi se Lista Serbe dhe populli serb kanë treguar dhe dëshmuar se janë më të fortë kur janë nën p resionin më të madh. “Kjo mbështetje dhe besim na detyron të punojmë dhe ndërtojmë edhe më shumë!” Rroftë Serbia ”, tha Petkoviç.