Për çdo ditë, BE-ja do ta dënojë nga 1 milion euro këtë shtet

Sipas vendimit të gjykatës europiane Polonia duhet të paguaj gjobë prej 1 milion euro deri në bindjen e saj me vendimin e kësaj gjykate në korrik që kishte urdhëruar pezullimin e menjëhershëm të këshillave disiplinore të Gjykatës Supreme të Polonisë dhe anulimin e vendimit nga qeveria polake për heqjen e imunitetit të gjyqësisë, transmeton Gazeta Metro.

Masat ndëshkuese do të mbesin në fuqi deri në zbatimin e plotë të vendimit të gjykatës europiane nga Varshava.

Intervenimi ligjor ndaj Polonisë u vendos nga Komisioni Europian që i konsideron këto këshilla disiplinor dhe i sheh si kërcënim të gjyqësorit të këtij vendi anëtar duke i nënshtruar gjykatësit ndaj kontrollit politik. Qeveria polake, megjithatë, këmbëngul se ky autoritet është një vegël e rëndësishme e eliminimit të regjimit k 0munist. LAJMI I PLOTE