Politikani serb: “Sipas Rezolutës 1244, forcat serbe kanë të drejtë të kthehen në Kosovë!”

Milos Jovanoviq, politikan serb dhe kandidat presidencial i koalicionit NADA në Serbi ka dhënë një deklaratë të çuditshme në tentim për t’u dukur këcrënues ndaj Kosovës. Sipas këtij politikani, në bazë të Rezolutës 1244, Serbia ka të drejtë që të kthejë një pjesë të forcave të sigurisë së saj në Kosovë.

“Këto janë kushtet në të cilat u nënshkrua paqja, dhe ne do të kthehemi në atë një ditë kur rrethanat ndërkombëtare janë më të mira për ne,” tha Milos Jovanovic. Siç thotë ai, Kurti nuk e kupton që veprimet e fundit në veri shkaktojnë k0nflikte. “Është një presion serioz mbi njerëzit që të ndikojnë në emigracionin e tyre. Kurti nuk e kupton që kjo do të shkaktojë k0nflikte, nuk është këcritja e amrëve, është përdorimi i amrëve”, tha ai.