Presidentja Osmani godet Evropën: “Nuk mund të përziheni në Kosovë!”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kundërshtuar ashpër konstatimet e Komisionit Evropian në Raportin e Progresit sa i përket procesit të “Vettingut” të nisur nga Qeveria Kurti. Osmani ka thënë se s’pajtohet fare me konstatimin në Raportin e Progresit se një rivlerësim i plotë dhe i menjëhershëm i gjyqtarëve dhe prokurorëve paraqet një burim shqetësimi serioz.

“Nuk pajtohem fare më këtë konstatim. Në fakt mungesa e vettingut do të ishte shqetësim serioz dhe jo përmbushja e këtij procesi. Mos realizimi I vettingut nuk i kontribuon përpjekjeve të institucioneve për sundimit ë ligjit, e as të ardhmes evropiane të vendit tonë”, ka thënë presidentja Osmani në konferencë për media. LAJMI I PLOTE