Presidentja Osmani i kundërpërgjigjet ashpër Borrellit për aksionin e Kosovës në veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dalë ashpër kundër disa pikave në Raportin e Progresit të këtij viti që Komisioni Evropian e ka hartuar për arritjet dhe ngecjet e Kosovës dhe disa qëndrimeve të zyrtarëve të Bashkimit Evropian lidhur me veprimet e Policisë së Kosovës. Në një konferencë për media, Osmani kërkoi nga zyrtarët evropianë që t’i përkrahin aksionet kundër krimit dhe jo t’i kundërshtojnë ato, raporton Gazeta Express.

Osmani citoi se KE në Raport thekson se për Kosovën mbetet sfidues lutfimi i kr imit dhe k orrupsionit dhe mungesa e lirisë së shprehjes në veri të vendit. Duke cituar po ashtu Raportin e Progresit që sugjeron se duhet të merrem masa shtesë për t’i lutfuar aktivitetet kr i minale, përfshirë ko r r upsionin dhe pikëkalimet ilegale të kufirit, Osmani tha se zyrtarët e BE-së duhet ta përkrahin Kosovën në këto çështje në të ardhmen. LAJMI I PLOTE