Publikohen pamjet e para: Izraeli prezanton “bishën” luftarake me telekomandë

Përdorimi i dronëve ushtarakë është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Firma izraelite IAI, e njohur për prodhimin e mjeteve ajrore me telekomandë, aktualisht po demonstron një automjet lutfarak tokësor autonom, që mund të shoqërojë trupat në b e tejë, ose të kryejë misione ikontrolluar nga distanca. Kjo makineri lutfarake me kontroll nga distanca do të jetë pjesë e panairit të tregtisë së a r m ëve të hapur të martën në Londër.

Firma shtetërore izraelite IAI po ekspozon një automjet tokësor me telekomandë, për të cilin eksperët thonë se mund të përdoret për të mbështetur trupat në situata të ndryshme lutfarake. Automjeti lutfarak, i quajtur REX MK II, është një automjet-robot i kontrolluar nga distanca dhe mund të mbajë një ngarkesë deri në 1,3 ton, thotë Rani Avni, zëvendës shef i divizionit të sistemeve autonome të firmës IAI.