Publikohen shifrat, rajoni një ‘fuqi baruti’: Ja sa kanë shpenzuar shtetet fqinje në armatim ushtarak

A ka garë armatimi mes shteteve të Ballkanit apo vetëm po modernizojnë kapacitete ushtarake, apo po i përshtaten NATO standardeve?

Serbia bleu 30 tanke moderne ruse E72, kroatët harxhuan 30 milionë vetëm për remont të fluturakeve, hungarezët zotuan 500 milionë euro në raketa e helikopterë, rumunët me sistem balistike “Patriot”, Bullgaria bleu 8 aeroplanë luftarak amerikanë F16.

Duke ju falënderuar politikës gjoja se neutrale ushtarake të Serbisë këta po blejnë armatim në ‘perëndim’ e ‘lindje’. Deri në fund të vitit pritet dërgesa e shtatë helikopterëve rus MI35 dhe MI17 dhe në plan është edhe modernizimi i sistemeve kundërajrore “Buk 2” dhe “Pancir”.