“Republika Srpska” dëshiron shpërbërjen e Bosnjës: E kemi mbështetjen e Serbisë

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik konfirmoi se ai nuk do të heq dorë nga miratimi i ligjeve që do t’i sfidonin fuqitë e shumta të vendit dhe do t’i transferonin ato në nivel të Republika Srpskas, ndërsa kryetari i parlamentit serb, Ivica Daçiq tha se ai mund të llogarisë në mbështetjen e plotë të Beogradit zyrtar, shkruan agjencia kroate e lajmeve, Index.hr.

Daçiq shkoi në Banja Llukë për të marrë pjesë në kremtimin e 30 vjetorit të punës së parlamentit të Republika Srpskas, i cili konsiderohet pasardhësi i të ashtuquajturit “Kuvendi i Popullit Serb në BeH”, i themeluar në mënyrë jokushtetuese në vitin 1991.

Të hënën, Daçiq tha se akti i tre dekadave më parë tregoi besimin se serbët mund të jenë “të vetëm” dhe se ata e kanë mbështetjen absolute të Serbisë në këtë qëllim. LAJMI I PLOTE