Rusia e kërcënon shtetin evropian

Në kohën kur kriza energjetike ka prekur shumë vende, Moldavia po kërcënohet nga Rusia për furnizimin me gaz. Vendi është zhytur në krizë ndërkohë që ministri i Jashtëm Nicu Popesku po përpiqet të jetë pozitiv.

“Të hënën vendi ynë bëri histori”, thotë ministri i jashtëm i Moldavisë. “Për herë të parë Moldavia bleu gaz nga një burim që nuk ishte Gazprom i Rusisë.”

Dërgesa e gazit erdhi nga PGNiG e Polonisë dhe ishte një milion metra kub. Moldavia do të ketë nevojë për vëllime shumë më të mëdha nëse Gazprom bën atë që ka kërcënuar të bëjë “të mbyllë rubinetat e gazit”, shkruan BBC. LAJMI I PLOTE