Rusia me stërvitje gjigante në Krime: 8 mijë ushtarë rusë gati për pushtim, amerikanët monitorojnë nga ajri

Rusia ka kryer një stërvitje gjigante në Gadishullin e Krimesë, me më shumë se 40 anije l uftarake të përfshira. Stërvitja ishte një simulim i një aksioni pushtues, ku forcat e a rmatosura inskenuan një përballje të plotë të a rmatosur. Pamjet e operacionit masiv u publikuan nga Ministria ruse e Mbrojtjes.

Kjo është vetëm stërvitja e fundit ushtarake e Rusisë e zhvilluar në Detin e Zi, ku vazhdimisht ka operacione të tilla, në Gadishullin e Krimesë, të cilin ia ka aneksuar Ukrainës. Pak muaj më parë, Rusia rriti tensionet ndjeshëm në rajon, duke rreshtuar mijëra trupa në kufi me Ukrainën, ndërsa javën e kaluar përmbylli një stërvitje të përbashkët me Kinën në Detin e Japonisë.