Serbia jep kërcënimin e rradhës: Tregon se çfarë do të ndodhë nëse nuk formohet Asociacioni muajin e ardhshëm

Kryetari i Listës serbe, Goran Rakiq, ka thënë në një konferencë për gazetarë se kandidatët e Listës Serbe kanë fituar në zgjedhjet lokale në 10 komunat që janë të banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Ai theksoi se janë duke luftuar për të zbatuar marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Në qoftë se nuk fillojnë bisedimet për Asociacionin në muajin e ardhshëm, nuk do të ketë më as institucione të Kosovës ”, tha Rakiq.