SHBA-ja përkrah fuqishëm Kosovën: E dënojmë ashpër kundërshtimin serb, Kosova është në rrugë të drejtë

SHBA-ja përkrah fuqishëm Kosovën: E dënojmë ashpër kundërshtimin serb, Kosova është në rrugë të drejtë

Një zëdhënës i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se Washingtoni është i shqetësuar me mënyrën se si është kundërshtuar dje përpjekja e institucioneve të Kosovës për të vendosur rend dhe ligj në të gjithë territorin e Kosovës.

“SHBA’ja është e shqetësuar nga përgjigja që ju dha aksioneve për zbatimin e ligjit të Kosovës në territorin e Kosovës. E gjithë d huna, e drejtuar qoftë ndaj autoriteteve, mediave, ose qytetarëve, është e papranueshme dhe duhet të hetohet dhe ndiqet penalisht deri në zbatimin e plotë të ligjit. Bëjmë thirrje për qetësi”, ka thënë ky zëdhënës për Express i pyetur për zhvillimet e ndodhura gjatë aksionit të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës në veri të Kosovës.