Ushtria e Kosovës dërgohet në stërvitje masive ushtarake të organizuara nga NATO

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se një njësi e FSK-së, me ftesë të ushtrisë sllovene, do të marrin pjesë në Garën Ushtarake Ndërkombëtare “ Skuadra më e mire 2021”. Ministri ju ka uruar sukses ushtarëve dhe thotë se ka besim maksimal në arritjet e tyre.

Postimi i ministrit Mehaj: Deri sa jemi duke marrë pjesë në Stërvitjen Fushore “Disaster Relief Military Mobility Exercise 2021” me rreth 20 vende anëtare dhe partnere të NATO-s, sot një njësi tjetër e FSK-së, me ftesë të ushtrisë sllovene, do të marrin pjesë në Garën Ushtarake Ndërkombëtare “ Skuadra më e mire 2021”.

Kjo është edhe një mundësi e shkëlqyeshme që njësitë tona të konfirmojnë shkathtësitë e tyre dhe të promovojnë bashkëpunimin ndërkombëtar të korpusit të nënoficerëve tanë në ndërveprueshmëri me kolegët nga vendet anëtare dhe partnere të NATO-s. Forca djema dhe vasha tona! Kemi besimin maksimal në fitoret tuaja!