Vuçiç jep alarmin: “Në këtë datë, Kosova do të sulmojë përsëri në veri, do të jetë katastrofike për serbët”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar serbët se në bazë të informatave që ka, Qeveria Kosovës gjatë nëntorit do të marrë aksione të tjera në veri, e të cilat sipas tij do të ishin katastrofike.

“Kjo për ne do të ishte katastrofike, lajme të tm errshme për popullin tonë”, ka thënë Vuçiq pas takimit me kryeparlamentarin serb, Ivica Daçiq.

Vuçiq ka përmendur datën 6 nëntor kur Qeveria e Kosovës mund të nisë aksionin për marrje nën kontroll të trafostacionit “Valaç” në afërsi të Zveçanit. Sipas mediave serbe, përmes këtij trafostacioni shpërndahet 85 për qind e rrymës për veriun. LAJMI I PLOTE