Vuçiç kërcënon me Iuftë: Ata po na tregojnë forcën? Ta provojë Kosova dhe do ta shohin!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka folur edhe një herë rreth aksionit të Policisë së Kosovës në disa komuna të Kosovës, përfshirë edhe Mitrovicën veriore. Vuçiç ka deklaruar se këto aksione po bëhen qëllimshëm nga Kosova “për të treguar forcën”. Ai ka thënë se Serbia do të mbrojë popullin e vet, duke shtuar se janë të gatshëm për ‘Iutfë’.

”Kjo është hera e shtatë apo e tetë që e bëjnë për të treguar forcën. Gjithçka që mendojnë se mund t’ua bëjnë serbëve, le ta bëjnë dhe pastaj do të shohin se si do të jetë reagimi jonë. Dorëzimi nuk është opsion dhe e jona është të Iutfojmë. Do të mbrojmë popullin tonë, Si? Uroj të mos vijë puna ta shihni se si”, ka deklaruar presidenti serb Aleksandar Vuçiç.