Vuçiç: “Nuk kam frikë nga Ushtria e Kosovës!”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po thotë se nuk i ka fr ikën ushtrisë së Kosovës, për të cilën thotë se bashkë me SHBA-në, duan të krijojnë një forcë të fortë.

Këto komente Vuçiq i bëri kur u pyet për ardhjen e Wesley Clark në Kosovë. ”Ata kanë pushtet aktual atje në tokë, ata ngacmojnë serbët çdo ditë, por nëse doni të thoni se ata do të krijojnë një ushtri të fortë që mund të rrezikojë Serbinë, ka llogaritje të sakta matematikore, nuk kam frikë”, u shpreh ai shkruan danas.