Albin Kurti i ‘dridhë’ gjithë serbët: “Së shpejti do ta paguani rrymën elektrike në veri!”

Kryeministri Albin Kurti, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se së shpejti do të fillojë faturimi i energjisë elektrike në veri të Kosovës.

Albin Kurti tha se konsumatorët në veri do t’i barazojnë me të gjithë konsumatorët e tjerë.

Për këtë çështje, Kurti tha se po bashkëpunojnë me palët relevante si ZRRE-ja, BE-ja dhe partnerë të tjerë.