“Dikur një ëndërr e sot realitet”/ Ushtria e Kosovës merr pjesë në garën më të madhe ushtarake në botë

Ushtarakët e Kosovës dislokohen në Mbretërinë e Bashkuar për të marrë pjesë në njërën nga garat më të mëdha ushtarake në botë “Cambrian Patrol 21”.

Gara “Cambrian Patrol “ që organizohet nga Brigada e Këmbësorisë 160-të e Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar është një garë shumë sfidues dhe prestigjioze ushtarake ku marrin pjesë ekipe të ushtrive nga mbarë bota ,në këtë garë testohen të gjitha aftësitë themelore ushtarake të ushtarit modern, ku rol të rëndësishëm luajnë aftësitë e udhëheqjes, vendosmëria dhe niveli i qëndrueshmërisë.