E turpshme: Shqipëria e Serbia bashkëpunojnë në këtë fushë politike, madje thonë se kjo duhet të na bashkojë

Drejtorja e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit Alda Bardhyli është pritur gjatë një vizite në Beograd nga Drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Serbisë Vladimir Pistalo, shkrimtar një personalitet i lartë i kulturës.

Partneriteti në fushën e shkëmbimeve kulturore mes dy vendeve duke nisur nga libri, si dhe nxitja e projekteve të përbashkëta, ishin në qendër të diskutimeve në këtë takim.

Krijimi i një programi të përbashkët përkthimi për të botuar në gjuhën serbe dhe anasjelltas i autorëve të të dy vendeve; promovimi i vlerave më të mira në fushën e librit; shkëmbimi i eksperiencës në rrjetin e librarive dhe bibliotekave si dhe pjesëmarrja e botuesve shqiptarë në Panairin e Librit në tetor në Beograd, ishin disa nga tematikat e tjera që u diskutuan.