Erdogan flet për krizën aktuale në Turqi: “Do dalim fitimtarë me ndihmën e Zotit dhe popullit tonë!”

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka komentuar situatën aktuale ekonomike në Turqi dhe rënien e lirës.

Ai ka theksuar se Turqia do të dalë nga situata aktuale.

“Me ndihmën e Zotit dhe mbështetjen e popullit tonë do dalim fitimtarë nga kjo luftë për pavarësi ekonomike”, tha ai.