Erdogan në rrezik? Presidenti turk nuk shkon në samitin e klimës për çështje sigurie

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi të hënën (1 nëntor) se ka anuluar pjesëmarrjen në konferencën për klimën në Glasgou të Skocisë për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me protokollin e sigurisë.

Ai nuk dha më shumë detaje, por deklaroi para gazetarëve në bordin e aeroplanit të tij se organizatorët e samitit nuk kishin arritur të adresonin shqetësimet që delegacioni i tij kishte pasur për çështje të sigurisë.

“Kërkesat tona nuk u plotësuan prandaj ne hoqëm dorë nga pjesëmarrja. Nuk ishte vetëm çështje e sigurisë por edhe reputacionit të vendit tonë”, citohet të ketë thënë Erdogan, raporton agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu. LAJMI I PLOTE