“Erdogan pajtohet me arabët, por me kosto 10 miliard dollarë!”

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndarë një fond prej 10 miliardë dollarësh për të investuar në Turqi.

Mohamed Hassan Al Suwaidi, kryetar i Abu Dhabi Development Holding, iu drejtua gazetarëve pas nënshkrimit të marrëveshjeve mes presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe princit të kurorës së Abu Dhabit, Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Ai kujtoi se Princi i Kurorës Bin Zayed kishte vizituar Turqinë me ftesë të Presidentit Erdogan.

“Emiratet e Bashkuara Arabe kanë lënë mënjanë një fond prej 10 miliardë dollarësh për të investuar në Turqi”, tha Al Suwaidi.