Erdogan paralajmëron luftë: Ju na goditët paranë tonë, tani do përgjigjemi!

Erdogan është i bindur se rënia dramatike e lirës turke është ndikuar nga jashtë. Presidenti përforcoi mbështetjen e tij për uljen e normave të interesit, duke paralajmëruar se vendi ishte në një “lutfë për pavarësi ekonomike”.

Turqia po përballet me krizën më të rëndë të monedhës së saj nga gushti i vitit 2018, kur vlera e lirës arriti në nivelet më të ulëta historike gjatë një mosmarrëveshjeje me presidentin e atëhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

“Ne shohim lojën e atyre sa i takon monedhës, interesit dhe rritje së çmimeve … dhe ne tregojmë vullnetin tonë për të vazhduar me planin tonë të lojës. Nga kjo lutfë, ne do të dalim fitimtarë”, u shpreh ai.