Gabimi i shoferit apo problem teknik? Çfarë e shkaktoi zjarrin në autobus, vdiqën dhjetra shqiptarë

Gabim i shoferit ose parregullsi e papritur teknike e autobusit janë shkaqet e mundshme të aksidentit në të cilin humbën jetën 45 persona, ndërsa shtatë janë lënduar, tha drejtori i Shërbimit hetimor kombëtar bullgar, Borisllav Sarafov.

Autobusi po kthehej nga një udhëtim në Turqi. Deri më tani dyshohet se shumica e personave janë në moshtë të re, rreth 20-30 vjeç. Mes viktimave janë 12 fëmijë. Mediat vendase dhe ato ndërkombëtare, raportojnë se viktimat janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.