Gjatë fjalimit bllokohet për 20 sekonda: Kryeministri britanik i sëmurë rëndë?

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka ngecur për më shumë se 20 sekonda në të shprehur përderisa po mbante një fjalim para disa udhëheqësve të bizneseve. Pas dyshimeve për shëndetin e tij, qeveria britanike doli me një reagim.

Qeveria tha se Johnson është fizikisht mirë dhe ka zotërim të plotë të detyrës. Reagimi i qeverisë erdhi pas një fjalimi me probleme në të shprehur të kryeministrit të hënën, me ç’rast ai e ndërpreu fjalimin dhe nuk e vazhdoi për rreth 20 sekonda.