Kanadaja paralajmëron Rusinë: Do të dërgojmë qindra ushtarë dhe avionë luftarakë në Ukrainë

Qeveria kanadeze po shqyrton vendosjen e trupave të saj në Ukrainë.

E gjithe kjo për të paralajmëruar një këcrënim të ripërtërirë pushtimi nga forcat ruse.

The Globe and Mail raportoi se Kanadaja po shqyrton dislokime më të mëdha në Ukrainë. Duke përfshirë vendosjen e qindra trupave shtesë për të mbështetur ushtarët kanadezë tashmë në Ukrainë në një mision stërvitor dhe rishpërndarjen e disa prej avionëve luftarakë CF-18 me bazë aktualisht në Rumani.