Kosova po përgatitet, fuqizon forcat e armatosura: “100 mln euro për ushtrinë!”

Qeveria e Kosovës miratoi buxhetin për vitin 2022 në vlerë prej 2 miliardë e 748 milionë euro dhe prej tyre, 100 milionë euro do t`i shkojnë ushtrisë.

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se kjo është hera e parë që ndahet një shumë për ushtrinë.

“Ushtrinë e kemi projektin tonë madhor, ndaj për herë të parë kemi ndarë një buxhet prej 100 milionë euro apo 1.3 për qind të prodhimit të brendshëm bruto e synimi ynë është që këtë ta çojmë në 2 për qind të GDP-së”, tha Kurti.