Ky është deputeti hero shqiptar, që i prishi planet ruse për Maqedoninë e Veriut: Nuk i trembet syri nga kërcënimet

Deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, nuk e ka mbështetur mocionin e mosbesimit për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Ai përmes një video adresimi në Facebook ka falënderuar qytetarët për mbështetjen që po i japin. Ai ka thënë se është me BE-në e NATO-n e jo me qarqet antishqiptare.

Siguria, dhe stabiliteti i vendit, paqja dhe mirëqenia e popullit, sipas tij, janë gjëja më e rëndësishme për të gjithë.