Merkel: Rusia duhet të sanksionohet nga BE-ja!

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, tha të enjten se Bashkimi Evropian duhet të jetë i përgatitur për të zbatuar më shumë sanksione kundër Rusisë, nëse eskalon gjendja në Ukrainën lindore dhe përreth saj ose në kufirin mes Bjellorusisë e Polonisë.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për gazetarë në Berlin me homologun e saj, Mateusz Moraëiecki, kancelarja në largim tha se BE-ja duhet të jetë e bashkuar për çështjet e emigrantëve të Bjellorusisë. DEKLARATA E SAJ E PLOTE