Milorad Dodik: “Do ta formojmë ushtrinë e Republikës Srpska!”

Anëtari i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës Milorad Dodik në një intervistë për BBC-në ka thënë se dëshiron të formojë ushtrinë e Republikës Serbe, pasi një gjë të tillë i lejohet sipas Marrëveshjes së Dejtonit.

“Kjo është e drejta jonë Kushtetuese, nuk është shfuqizuar më parë. Ne ramë dakord vetëm për një mënyrë tjetër të organizimit të forcave ushtarake në BeH. Tani do ta tërheqim atë pëlqim”, tha Dodik.