Ministri i Mbrojtjes deklarohet fuqishëm për Ushtrinë e Kosovës: “Treni po hec dhe nuk ka të ndalur!”

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj po raporton në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO. Ndërkohë, kryetari i këtij Komisioni, Haki Abazi, e mbylli për publikun raportimin e ministrit të Mbrojtjes.

“Unë e kisha mbyll këtu sesionin për publikun dhe vazhdojmë për një periudhë kohore me diskutimet dhe pyetjet që mund të kenë anëtarët e Komisionit”, tha Abazi.

Paraprakisht, Mehaj tha se është i përkushtuar “200% pë ushtrinë e Kosovës”, ndërsa u shpreh me shumë optimizëm për procesin e anëtarësimit në NATO, raporton Gazeta Express.

“Prej ditës së parë e deri sot nuk kemi të ndalur. Treni po ec, nuk do të ndalet. Kështu siç ju them të gjithëve, mbështetnani sepse jemi të pakthyeshëm”, tha Mehaj, duke iu përgjigjur pyetjes së njërit prej anëtarëve të Komisionit. DEKLARATA E TIJ E PLOTE