Në malin e Veriut dikush e ka shkruar UÇK: Lista Srpska kërkon intervenimin e KFOR-it dhe EULEX-it

Në malin Mokra Gora në veri të Kosovës, në komunën Zubin Potok, janë shkruar grafite Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Lista Serbe me këtë rast kërkoi nga KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës të identifikojnë personat që shkruan këta grafit.

Sipas këtij mediumi serb, një grup shqiptarësh vendosën mbishkrime UÇK në shtegun e alpinizmit Via Ferata-Berim.

Ajo që është veçanërisht shqetësuese është se personat në fotografi janë veshur me uniforma të maskuara me tyta të gjata, dhe shtrohet pyetja, kujt i duhet një provokim i tillë në këtë kohë dhe për çfarë qëllimi?”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe, transmeton KP.