Plasin tensionet!/ Ministri i Mbrojtjes kërkon shkarkimin e komandantit të FSK-së: “Refuzoi urdhërin tim!”

Pak ditë na ndajnë nga shkarkimi, eventualisht lirimi nga detyra, i komandatit të Forcës së Sigurisë të Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Nga burime të mirëinformuara brenda Forcës së Sigurisë të Kosovës, Albanian Post ka arritur të mësojë se procedurat për shkarkimin e tij kanë nisur para dy muajsh.

Mospajtimet midis komandantit të FSK-së dhe Ministrit të Mbrojtjes kanë arritur pikën kritike më 18 shtator, dy netë para aksionit të Policisë së Kosovës për të vendosur reciprocitetin për targat me Serbinë. LAJMI I PLOTE